23/12/08

Dështimi i Kryebashkiakut

ProtAGONistët
@ Shqetësim mësojmë se ka shkaktuar tek opozita greke lajmi se përgjohen telefonat e mijra qytetarëve në Greqi! E pastaj?! Zotërinj, me të vërtetë jeni të prapambetur dhe aspak nuk merrni shembull nga fqinjët. Hidhni një sy se çfarë ndodh në Shqipëri! Atje, me ligj të shtetit që u miratua dhe votua nga të gjitha partitë, dhe sigurisht që, assesi këtë nuk u a diktoi Amerika (e besuat?), këtu e dy vjet, të gjitha bisedat telefonike përgjohen! Madje, përbëjnë dhe fakte në gjykatë. Akoma dhe për akte penale që kanë të bëjnë, bie fjala, me sherrin e gruas me burrin. Flasim për të gjitha telefonatat! Me ligj! Në një shtet që (gjeografikisht) bën pjesë në Evropë! Dhe ju këtu shqetësoheni se mos ndoshta përgjohen vetëm disa mijra? Çfarë t’ju them të dashur?! Ka momente që, instiktet tuaja demokratike, nuk janë dhe kaq të kristalta.

18/12/08

U gjendën fajtorët

@Edhe pse ngjarjet në atdhe, janë të shumta, si gjithnjë, detyrimisht protagonistët kanë për të folur për atë që po përjetojmë së fundi në Greqi. E dhimbshme për këdo që i beson demokracisë. Dhe jo se jemi në gjendje ne(personalisht aspak) për të dhënë mësime demokracie për grekët. Do të qe fyerje për vetë demokracinë. Por nuk ka se si të mos indinjohesh nga ajo që sheh. Në njërin krah shteti, në tjetrin pushteti dhe përballë tyre shoqëria. Dy të parët, ndodhen kësi kohë, gjithnjë e më shpesh përballë shoqërisë. Thuajse janë në prag të divorcit. Madje, ndokush mund të thoshte, me një dozë hiperbole, se jo vetëm janë drejt divorcit, po janë në sallën e gjyqit.

6/12/08

Viva Berlusconi,Viva NATO!

ProtAGONistët
@ Le të fillojmë nga justifikimet. Patjetër, ti që lexon rregullisht ProtAGOnistët, vure re mungesën e tyre javën e kaluar. Teknologjia i dashur, teknologjia. Refuzon ndoherë të disiplinohet. Ose, tani që po e mendoj më mirë, si thua, ta quajmë ... sabotazh?! Nejse, po e kalojmë edhe këtë pengesë. Kemi kaq e kaq tema, kaq e kaq protagonistë për të sjellë këtu. Pikësëspari kemi, shumë të dashurin dhe të pa harruarin Silvio. Nuk e ka lënë, sigurisht, këtë botë, mos të shqetësoshesh nga fjalët dashamirëse. I dhimbsuri dhe demokrati Silvio, na bëri nderin dhe rierdhi në atdhe. Si mund ta fshehim ngazëllimin për këtë të mirë që na ndodhi?! Dhe Silvioja, nuk është cilido Silvio që i teket të vizitojë Shqipërinë. Eshtë Berluskoni vetë.